Random Video

Moskë, hapet ekspozita e botës së egër

2015-08-21 3 Dailymotion

Luanë, tigra, arusha dhe shumë lloje të tjera të rralla kafshësh dhe zogjsh, janë pjesë e ekspozitës që këto ditë u hap në muzeun Darvin në Moskë. Para vizitorëve po prezantohen më shumë se 5000 specie, mes të cilëve edhe lloje të vjetra më shumë se 100 vjeçare. Eksponatet për herë të parë i kishte përpunuar ish biologu rus, Aleksandar Kot. Mbledhja e ekzemplareve është shtuar dhe për herë të parë, një pjesë e tyre u prezantua para opinionit në vitin 1995 menjëherë pas rinovimit të muzeut.
"Disa nga këto specie, janë përpunuar personalisht nga themeluesi Kot, i cili si fëmijë kishte pasion ndaj teknikës së përpunimit dhe balsamimit. Një pjesë e eksponateve është sjellë nga kopshti zoologjik, por kemi edhe donacione. Këtë krokodil na dhuroi Drejtoria e Doganës e cila e kishte konfiskuar nga disa persona që kishin dashur ta bartin përtej aeroportit", tha Elena Baranova, menaxhere e muzeut.
Përveç specieve të ndera në këtë ekspozitë tre katërshe, vizitorët mund të dëgjojnë edhe shpjegime për prejardhjen e llojeve, teoritë e evolucionit si dhe analiza për gjendjen aktuale ekologjike. Autoritetet e qytetit dhe krerët e muzeut janë të kënaqur nga vizitat dhe tani kanë paralajmëruar aktivitete arsimore shtesë për vizituesit më të rinj. Petar Bllazhevski