Random Video

SHBA, shpërthim në Teksas, deri tani 2 të vdekur, 200 të plagosur

2015-08-21 4 Dailymotion

TEKSAS- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë të përpunimit të plehrave në Teksas të SHBA rreth 20 kilometra në veri në Waco.
Fillimisht raportohet për 2 të vdekur nga ky shpërthim i fuqishëm rreth 200 të plagosur mes të cilëve 40 janë në gjëndje shumë të rëndë. Një zonë e gjerë është dëmtuar nga shpërthimi i fuqishëm dhe dhjetë ndërtesa që ndodheshin më pranë fabrikës janë shkrumbuar ndërsa raportohet se numri i banesave të shkatërruara totalisht arrin nga 75 deri në 100. Një mjek lokal George Smith në një televizion lokal ka dhënë një bilanc shokues pas shpërthimit në fabrikën e plehrave.Sipas tij 60-70 persona mund të kenë humbur jetën."Ka shumë shtëpi të shkatërruara dhe shumë njerëz që kanë mbetur poshtë gërmadhave."Druaj se ka shumë ,shumë të vdekur" ka shtuar më pas mjeku për CNN. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse dhe autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e këtij qyteti të vogël me rreth 2800 banorë. Ekziston frika nga autoritetet se shumë shpejt mund të ketë tjetër shpërthim në fabrikë dhe sipas mediave lokale në zonë ndihet një erë e fortë amoniaku ç'ka mund të shkaktojë edhe një re toksike. (ad.ti/shqiptarja.com)