Random Video

Kume: KQZ, institucion gjysmak që s'prodhon standarte demokratike

2015-08-21 0 Dailymotion

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është një institucion gjysmak që nuk prodhon standarte demokratike. Kështu është shprehur në një intervistë për mikrofonin e "A1 REPORT!" z.. Kristaq Kume. Për pasojë të kësaj, ai i ka bërë thirrje partive politike që të zgjidhin këtë krizë, që nuk është aspak ligjore, por tërësisht e prodhuar politkisht. Lidhur me këtë Z Kumë u shpreh se pavarësisht se duhet të organizojë punën si institucion i pavarur, perceptimi dhe mënyra e sjelljes së partive politike ndaj tij është që ato e konsiderojnë të gjithin politik.

"Ky komision gjysmak me katër antare referuar ligjit mund ta cojë deri në fund procesin zgjedhor, por në asnjë mënyrë nuk mundet që kështu sic është të prodhojë standarte demokratike. Kërkohet me domosdo që partitë politike të zgjidhin këtë krizë politike. Partitë duhet të plotësojnë vakancat sipas ligjit."

I pyetur në lidhje me vendimet për të cilat KQZ kërkon një shumicë të cilësuar Z Kume u shpreh se do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të luajë rolin e KQZ. "Ato vendime me pesë veta që nuk do ti marrë dot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ankimohen në Kolegjin Zgjedhor dhe do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të luajë rolin e KQZ. Kjo bën vetëm që do të bëhen zgjedhje, por jo zgjedhje në standarte."

Palët politke ende nuk kanë rënë në një konsensus për këtë institucion dhe nga situate e tanishme cdo vendim që nuk është marë në KQZ kalon në Kolegjin Zgjedhor.