Random Video

Legalizimet, 4.2 milion euro nga buxheti i shtetit për 800 pronarë

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE - Në tetë qarqe të vendit 800 pronarë të trojeve të zëna nga ndërtime pa leje do të përfitojnë shumën e dëmshpërblimit nga buxheti. Që nga dita e hënë ka hyrë tashmë në fuqi VKM Nr. 435, e miratuar në mbledhjen e qeverisë të datës 24 prill të këtij viti, ku Këshilli i Ministrave ka vendosur shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë, Korçë, Berat, Kukës dhe Elbasan.