Random Video

Tiranë, sherr me thikë për një femër, plagoset rëndë 21-vjeçari

2015-08-21 14 Dailymotion

TIRANË - Një i ri është plagosur me thikë pranë 9-katësheve në qendër të Tiranës. Jurton Suparaku , 21 vjeç është qëlluar disa herë me thikë nga 25-vjeçari Indrit Zebi, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.45 minuta, pranë tunelit tek Kafe Europa, në rrugicën që të çon tek Prokuroria e Përgjithshme.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur për A1 Report, se dy të rinjtë janë takuar për të sqaruar një çështje të kahershme femrash, pasi dy muaj më parë kishin pasur një konflikt për një vajzë. Pasi janë takuar dhe kanë nisur të debatojnë, 25-vjeçari Zebi ka nxjerrë një thikë, duke e qëlluar të riun në qafë, bark dhe një herë në kofshë. Menjëherë të plagosurin e kanë nisur për në Spitalin Ushtarak, në gjëndje të rëndë, madje edhe thikën e ka pasur të ngulur në këmbë, deri në momentin që ka mbërritur në duart e mjekëve. Ndërkohë, një patrullë policie që ndodhej pranë kryqëzimit të 9-katësheve është vënë menjëherë në ndjekje të 25-vjeçarit Zebi, duke e arrestuar pak metra larg vendit të ngjarjes.

I plagosuri ka ndenjur më shumë se 2 orë në sallën e operacionit dhe sipas mjekëve, gjëndja e tij është kritike. Ndërsa autori do të dalë para drejtësisë.