Random Video

Durrës, policia identifikon autorin e plagosjes së 4 personave

2015-08-21 14 Dailymotion

Një tjetër ngjarje e rëndë, me të shtëna me armë në një zonë të populluar, ka tronditur kësaj here qytetin e Durrësit. Disa orë pasi ka ndodhur, zbardhet ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit, ku 4 persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë. Policia e qytetit bregdetar ka identifikuar autorin e ngjarjes Agim Kuçi, 29 vjeç.

Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistolete duke e plagosur në krah shtetasin H.Lama, 55 vjec, banues në Durres, si dhe ka plagosur aksidentalisht 3 persona të tjerë.

Pas verifikimeve të bëra nga blutë e Durrësit, shkak i të shtënave me armë ka qenë një femër. Sipas policisë, një person i kishte ngacmuar kunatën autorit para 3 ditësh.

Mbrëmjen e djeshme, 29-vjeçari, Agim Kuçi ka qëlluar me armë në drejtim të personit që i ka ngacmuar kunatën, në një zonë tepër të frekuentuar mbëmjeve nga qytetarët, në hyrje të Durrësit, te pallatet përgjatë stacionit hekurudhor.

Si pasojë e të shtënave me pistoletë, kanë mbetur të plagosur 4 persona, H.Lama, 55 vjeç, Hashim Hallulli, 50 vjeç, Ilia Plaku, 65 vjeç, dhe Bujar Luku, 54 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Durrësit, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ndërkaq është në kërkim të autorit të ngjarjes, ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit.