Random Video

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

2015-08-21 1 Dailymotion

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën e dytë më të madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit. Me faljen e namazit, besimtarët filluan festimet tre ditore në të cilat respekti ndaj Allahut shënohet përmes sakrificës, therjes simbolike të kurbanit. Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi, menjëherë pas faljes së namazit të Bajramit ftoi të gjithë besimtarët të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera humane ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim feje dhe me mendim ndryshe.

"Bashkësia Islame e Maqedonisë mburret me ithtarët e Islamit në vendin tonë. Urime festën e Kurban Bajramit. Apeloj deri tek të gjitha familjet, tek të gjithë individët që sot të vizitojnë njëri-tjetrin, të përshëndeten mes vete, t'ju urojnë punë të mira njëri-tjetrit, të përqafojnë njëri-tjetrin, të përhapin dashuri dhe harmoni mes vete, të përhapin paqen dhe sigurinë në tërësi me të gjithë ata që jetojnë në Maqedoni. Urime të përzemërta dhe gëzuar edhe njëherë Kurban Bajramin", u shpreh Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Me Kurban Bajramin mbaron dhe Haxhi që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia.

"Dëshiroj që të gjithë atyre që gjenden në Haxh nga Maqedonia, i cili është një numër i konsiderueshëm prej 900 haxhilerësh, Allahu me fuqinë e tij të pakufishme tua bëjë kabull Haxhin, por edhe të gjitha ata që nuk e kanë bërë këtë obligim fetar, inshallah në vitin e ardhshëm Zoti ua bënë nasip", deklaroi Sulejman Rexhepi -- kryetar i BFI-së

Kurban Bajrami karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit për sakrificë në emër të Zotit. Kur'ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta islame. Kur'ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi - solidaritetin reciprok dhe Kurbani - sakrificën për të tjerët. Valmir Kuçi