Random Video

Mes 18 ambasadorëve të të drejtave të njeriut dhe portreti i Nënë Terezës

2015-08-21 3 Dailymotion

Portreti i Nënë Terezës, do të jetë mes 18-të portreteve të Marcello Reboani, në ekspozitën e tij personale, "Ladies for Human Rights" , që do të hapet në Leçe të Italisë nga data 25 -- 26 tetor, në Muzeun "Must", të kryeqendrës së Salentos, që ështe edhe një ndër më të rëndësishmit. Marcello Reboani është mjeshtër i realizimit të veprave të tij me një miks materialesh, si: dru, alumin, plastikë, dhe realizon piktura-skulptura të stilit neo-pop.

Kjo ekspozitë, ka si qëllim të tërheqë vëmendjen për të drejtat e femrës dhe i dedikohet kurajës dhe altruizimit të femrave dhe realizohet në bashkëpunim me Qendrën për drejtësi dhe për të drejtat njerëzore.

Vizituesit e kësaj ekspozite, do të kenë mundësi të admirojnë 18 portrete të femrave të mrekullueshme, të cilat janë impenjuar në fushata humanitare, secila në mënyrën e saj.
Secila prej këtyre femrave, është e denjë për t`u kurorëzuar si ambasadore e të drejtave njerëzore, në këtë ekspozitë.