Random Video

A1 Report - Derviçan, Papulias: Edhe pse në krizë do ju rikthejmë pensionet

2015-08-21 2 Dailymotion

GJIROKASTËR - Presidenti grek, Karolos Papulias ka premtuar mbrëmë në Derviçan, se pensionet që janë ndërprerë do të kthehen.

Në fjalën e tij përpara minoritarëve grekë, presidenti Papulias ka bërë të ditur se, "lidhur me problemin e pensioneve, ministrat përkatës kanë ndërmarrë nismën për rishikimin e vendimeve të marra më parë". Por sipas presidentit grek, zgjidhja e këtij problemi do të jetë i pjesshëm.

Nga ana tjetër, presidenti ka siguruar, se kujdesi shëndetësor do të jetë i përhershëm për të gjithë banorët e kësaj zone dhe për të gjithë minoritarët grekë në Shqipëri. Detajet janë zbardhur nga media greke, që ka qenë të pranishëm në këtë takim.

"Atdheu është gjithmonë në anën tuaj, do të kujdeset për problemet e tua dhe për këtë gjë do të mundohet në çdo mënyrë dhe mjete, pavarësisht nga kushtet financiare të Greqisë. Në do të angazhohemi për të zgjidhur problemet e përditshme që ju keni si në Shqipëri apo në Greqi", tha gjatë fjalës së tij, në Derviçan, President i i Greqisë, Karolos Papulias.

"Me rifillimin e marrëdhënieve të ngushta mes Shqipërisë dhe Greqisë, dialogut mes dy vendeve, fituesit e mëdhej do të jeni ju, grekët e Shqipërisë që në kohë krizash dhe tensionesh jeni ju ata që e paguani çmimin e prejardhjes", ka deklaruar Papulias gjatë fjalës së tij.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryepeshkopi, Anastas Janullatos, i cili ka deklaruar se, "prania juaj na jep forcë", duke iu referuar vizitës së Papulias në Shqipëri.

Banorët e minoritetit në Derviçan e kanë pritur me këngë dhe valle tradicionale greke, presidentin helen, ndërsa kryetari i Komunës së Dropullit të Poshtëm, Dhimitër Maluçi i ka dhuruar tij në veshje tradicionale dropullite.

Para se të shkonte në Derviçan, presidenti grek ka vendosur kurora me lule në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.