Random Video

A1 Report - Londër, Gjermeni në Panairin e Turizmit, ftoi turistët në Shqipëri

2015-08-21 0 Dailymotion

LONDER- Katër ditë të përkushtuara promovimit të vlerave të Shqipërisë në sytë e më shumë se 100 vendeve të botës pjesëmarrëse në Panairin Botëror të Turizmit, "World Travel Market", të mbajtur në Londër, nga data 4-7 nëntor.

Ka qenë delagacioni shqiptar, i kryesuar nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, e cila përmes takimeve intensive me personalitete të ndryshme, jo vetëm ka promovuar, por edhe ka krijuar mundësitë për thithjen e investitorëve dhe turistëve të huaj në vendin tonë.

Në fokus të axhendës të shefes së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ka qenë edhe takimi me deputetë dhe anëtarë të grupit parlamentar britanik për Shqipërinë, ku është diskutuar mbi rivitalizimin e këtij grupi parlamentar.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Londër, Gjermeni ka marrë pjesë edhe në Samitin e Ministrave të Turizmit, me temë "Turizmi dhe politikat e aviacionit", ku u diskutua për ndikimin e liberalizimit të vizave në turizëm, taksat në këtë sektor, si edhe probleme që lidhen me aviacionin dhe turizmin.

Strategjia, si dhe rishikimi i ligjit të turizmit, kanë qenë prioritetet e përcaktura nga ministrja Gjermeni në ditën e saj të parë në Panairin e Londrës, ndërsa ka marrë mbështetjen për asistencë nga Organizata e Botërore e Turizmit.