Random Video

A1 Report - Tiranë, debati për Universitetin e Mjekësisë edhe studentët kundër

2015-08-21 3 Dailymotion

TIRANË - Në debatin nëse duhet të kemi Universitet Mjekësie apo vetëm fakultet Mjekësie janë përfshirë edhe studentët. Ata shprehen se statusi aktual i Universitetit të Mjekësisë po i penalizon, pasi diploma që ata marrin nuk njihet nga askush. Ata kërkojnë debat mes profesorëve në mënyrë që të marrë fund ky ngërç i krijuar

Krijimi i universitetit të Mjekësisë, ka sjellë probleme serioze për studentët. Jonel Ngjelina, student i vitit të gjashtë për mjekësi të përgjithshme, e ka nisur fakultetin nën siglën e Universitetit të Tiranës, por tashmë që është në prag të diplomimit, ai shprehet skeptik, për diplomën që do të marrë sepse Universiteti Mjekësor nuk njihet nga asnjë institucion.

Ai thotë se duhet të ketë një debat publik nëse duhet të ketë vetëm fakultetet mjekësie apo univrsitetet mjekësie. Senator në këshillin studentor të fakultetit të Mjekësisë ai i ka dërguar një letër të hapur dekanit të Mjekësisë dhe rektores së UMT ku u shtron të gjitha problemet me të cilët po hasen studentët e Mjekësisë pas shkëputjes nga Universiteti i Tiranës dhe krijimit të Universitetet mjekësor.