Random Video

A1 Report - Lezhë, jeta e vështirë e një nëne me 4 fëmijë mes të ftohtit dhe urisë

2015-08-21 21 Dailymotion

LEZHË - Në këtë rulot me sipërfaqe 10 metra katror jëtojnë 5 pjestarë të një familje në fshatin tresh të Lezhës. Në kushte tepër të vështira dhe pa asnjë të ardhur, Drita Perdoda rrit 4 fëmijët e sajë, më i madhi 14 vjeç ndërsa e vogla është kjo vajzë vetëm 5 vjeçe. Pas ndarjes me bashkshorti, kryefamiljarja është vendosur në fshatin tresh, pikerisht në tokën e kishës, por janë proviziorisht aty dhe pa asnjë shpresës për të ardhmen.

Vështërsitë janë të mëdha. Asnjë krah pune, ndihma ekonomike mungon prej 6 muajsh, shkolla sa vjen dhe u largohet ketyre femijeve, ndërsa Drita Perdoda kërkon mbeshtje. Një strehëz ku do të fusë fëmijët e saj dhe një punë sado e vogël, janë kërkesa e kësaj familje.