Random Video

A1 Report - Qeveria: "Belle Air" në prokurori 26 mln euro, vjedhje e evazion

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANË - Kompania e porsafalimentuar "Belleair" do të kalojë në një hetim intensiv nga ana e qeverisë shqiptare, për evazion fiskal dhe mashtrim të qytetarëve.

Tre prej ministrave më kryesorë të qeverisë shqiptare, ai i Financave, i Ekonomisë dhe i Transporteve, ishin në sintoni në lidhje me hetimin rigoroz që duhet t'i bëhet aktivitetit të kompanisë "Belleair" e cila sipas tyre ka kryer 26 milionë euro vjedhje dhe evazion

Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj dhe Edmond Haxhinasto të thirrur sot për të raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, deklaruan se do të jetë hetimi shtetëror ai që do të zbardhë se ku shkuan paratë e kompanisë.

"Në fund fare afërsisht ne shkojmë në një shumë prej 6 milionë euro dhe ka një pyetje dhe për këtë. Themi që kjo është një shoqëri që ka zhvilluar një aktivitet me një xhiro relativisht të lartë mbi 100 milionë euro në vit. Është pak e errët që mbetet përsëri një pikëpytje për tu zgjidhur në kohë se të gjitha detyrimet që kjo shoqëri tregtare ka ndaj bankave, detyrime ndaj të tretëve aeroporte etj si dhe detyrime ndaj buxhetit është mbi 20 milionë euro. Kjo është një çështje mjaft për t'u vënë në dyshim si organe shtetërore nuk kanë bërë një analizë të gjendjes"- tha ministri Shkëlqim Cani.