Random Video

A1 Report - Shkencat Sociale me godinë të re Meta: Me rëndësi, ekonomia e dijes

2015-08-21 6 Dailymotion

TIRANE- Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit të Tiranës tashmë ka një godinë e të re. Në ditën e përurimit të saj, e cila përkoi edhe me "Ditën e Ekslencës" ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta në fjalën e tij shprehu vlerësimin për të gjithë studentët ekselente, të cilët me punën dhe sakrificën e tyre, kanë arritur rezultatet maksimale.

"Secili prej jush mund të konkurrojë nga Janari i këtij viti në konkurset që do hap Kuvendi i Shqipërisë, për administratën e Kuvendit, ku një pjesë e mirë do të fitojnë dhe të kontribuojnë, pasi kemi nevojë të tërheqim dhe të rikthejmë në vend shumë prej atyre të cilët kanë studiuar jashtë, por pa asnjë diskutim kemi nevojë që të përkrahim më të mirët që kanë studiuar këtu" , tha Meta

Në fund të ceremonisë kreu i Kuvendit shpërndau diploma për studentët, të cilët kanë kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe me medalje ari në vendin tonë.

Ndërkaq të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Erjon Veliaj, dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.