Random Video

A1 Report - Buxheti 2014, Debate ne komisionin e ekonomise

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANE- Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financat ka pasur debate të ashpra në lidhje me p/ligjin për tatimin mbi të ardhurat, thënë më thjeshtë taksimi progresiv, pjesë e paketës fiskale për vitin 2014.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaron se me taksën progresive kush merr pagë më të madhe do taksohet më shumë, kush merr pagë më të vogël do taksohet më pak.

Ka pasur debate mes kryetarit të komisionit Erion Braçe dhe deputetit të PD-së, Ridvan Bode.

Ish ministër i Financave akuzoi Braçen se i kishte hequr të drejtën këtij komisioni të diskutojë për pr/buxhetin ndërsa shtoi se paketa fiskale rrit taksat, godet ekonominë e vendit. Në replikë Braçe tha se komisioni s'ka bërë asgjë që bie ndesh me rregulloren dhe se taksa progresive është një premtim që u është dhënë qytetarëve dhe që po mbahet.

Bode deklaroi se paketa fiskale meriton vëmendje më të madhe dhe kërkonte më tepër kohë, pasi pas 15 vitesh përpara opinionit publik, Kuvendit i kërkohet që të ketë një rritje thelbësore taksash, e cila prek 100 % të shqiptarëve dhe që për nga thellësia dhe pasojat që ato kanë, mënyra e konceptimit të këtyre rritjeve, rëndon në mënyrë thelbësore, pikërisht shtresat më të ekspozuara, godet në mënyrë të qëllimshme pjesën menaxheriale, teknike e inxhinierike të kompanive dhe krijon premisat për një rrokullisje të shpejtë të ekonomisë së vendit.