Random Video

A1 Report - Ekskluzive/ Sms qe kërcënuan me vdekje prokurorin e Fierit

2015-08-21 15 Dailymotion

TIRANE- "Po ta them në sms po ty do ta them lajf, mendohu mirë o rop math se nuk më njeh se kush jam, e do bëhesh pishmënd më kë je pleksur...". Ky është vetëm një fragment i dy sms që kanë mbëritur në telefonin e prokurorit të Fierit Çlirim Sino, i cili është kërcënuar me jetë nëse nuk ulte dënimin gjatë pretencës së dhënë në gjykatë për tre grabitës me armë Fatjon Zoto, Fatos Muçi dhe Selam Xhaferi.

Në adresë të prokurorit Sino, kanë mbërritur dy sms kërcënuese nga një numër grek, ndërkohë që shumë telefonata janë bërë në numrin e tij personal, duke e kërcënuar me jetë.

Gjithçka ka ndodhur në muajin nëntor 2010, ndërkohë që për këto kërcënime prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojë autorin në Prril 2013, i cili është shtetasi Evis Bilbili nga Tepelena, emigrant në Greqi. Indentifikimi i personit është shoqëruar me një dinamikë të gjatë veprimesh proceduriale, ku me një letërporosi të dërguar autoriteteve Greke është arritur të zbulohet se numri 00306995490XXX begin_of_the_skype_highlighting 00306995490XXX FREE end_of_the_skype_highlighting, prej nga vinin sms kërcënuese i përkiste shtetasit shqiptar Evis Bilbili. Ndërkohë nga verifikimet e kryera në teren ky i fundit rezulton me dy adrresa banimi në Tepelene dhe Tiranë. Në pamundësi për ta gjetur, prokuroria ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për Bilbilin dhe ka vijuar në mungesë gjykimin ndaj tij për akuzën e "Kanosjes së prokurorit" duke e dënuar në 20 dhjetor me 3 vjet burg.