Random Video

LSDM-ja paditë ministren e kulturës Kançeska-Mileska

2015-08-21 1 Dailymotion

LSDM-ja ka ngritur padi kundër ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska Mileska, ish kreun e komunës Qendër Vlladimir Todoroviq dhe këshilltarët e kësaj komune nga radhët e VMRO DPMNE-së të mandatit të kaluar, lidhur me dëmin financiar shkaktuar në kuadër të projektin " Shkupi 2014". Sipas partisë opozitare, personat në fjalë i kanë shkaktuar buxhetit të shetit, rreth 60 milion euro. Iniciativat e ministrisë së Kulturës të parashtruara në komunën Qendër në vitin 2008 nuk janë të karakterit lokal por qendror dhe se kreu i komunës ka shpallur vendimin për fillimin e procedurave për ngritjen e përmendoreve, akoma pa miratuar programin për shënimin e datave të rëndësishme-theksojnë nga LSDM-ja.

"Dyshojmë se kundër neneve 3,4,5 dhe 8 nga Ligji për Përmendore, e akuzuara e parë ka marr pjesë, ka nxitur dhe ka keqpërdoruar detyrën zyrtare duke dorëzuar në emër të Ministrisë, 13 iniciativa pranë komunës Qendër për ngritjen e 22 përmendoreve. Nga përmbajtja e iniciativave dhe përshkrimi i personaliteteve në to, kuptohet se bëhet fjalë për ndërtimin e përmendoreve, për të cilat nuk është kompetente komuna, por parlamenti. Duke pas parasysh përcaktimet ligjore dhe dëmin disa milionësh që i është shkaktuar buxhetit, kërkojmë urgjentisht që Prokuroria Publike të veprojë, për të dëshmuar se nuk ka qasje selektive, dhe se të gjithë janë njësoj para ligjit", deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM.

LSDM-ja kërkon garanci nga drejtësia, që Kançevska Mileska të përsërisë të njëjtën vepër, duke qenë se ajo vazhdon të mbajë të njëjtin funksion. Ndërsa nga institucionet e tjera, LSDM-ja kërkon vlerësim, nëse ministrja mund të lërë vendin, ose të ndikojë tek dëshmitarët. Gjyltene Rexhallari