Random Video

A1 Report - Lezhe, situata drejt permirësimit pas permbytjeve, disa toka ende nen uje

2015-08-21 3 Dailymotion

LEZHE- Ndërprerja e reshjeve të shiut ka sjellë përmirësim të situatës në zonat e përmbytura të qarkut të Lezhës.

Aktualisht nën ujë ndodhen vetëm 550 hektarë tokë bujqësore në kënetën e Kakarriqit, ndërsa në fushën e Zadrimës uji është tërhequr plotësisht.

Të dhënat janë bërë të ditur nga shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj.

Reshjet e ditëve të fundit përmbyten me mijëra hektarë tokë, si dhe dhjetëra shtëpi banimi në zonën fushore të Lezhës, duke sjellë dëme të konsiderueshme.