Random Video

A1 Report - PD: Ushtari i Zanit drejton luften kunder droges, ja videoja

2015-08-21 5 Dailymotion

Partia Demokratike thotë se një ushtar i Zanit është emëruar së fundmi specialist i anti-drogës në Vlorë.

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, doli sot në një prononcim për shtyp ku tha se për të denoncuar atë që ajo e quan "skandal" të emërimit në Policinë e Vlorës të anëtarit të bandës së vitit '97.
Duke denoncuar emërimin e Ardian Licit, Paloka kishte në sfond një video nga 1997.

"Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga Ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës."- tha Paloka.