Random Video

A1 Report - Bushati-Samaras: Bisedime, të mos mbetemi peng i së shkuarës

2015-08-21 0 Dailymotion

ATHINË- Athina dhe Tirana shprehen të gatshme për të shkuar drejt një marrëdhënieje të orientuar nga zgjidhja e problemeve, duke mos mbetur peng i së shkuarës.

Kjo u konfirmua në takimin e zhvilluar sot në Athinë mes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe kryeministri grek Antonis Samaras.

'Ministri Bushati shprehu vullnetin e palës shqiptare për trajtimin e të gjitha çështjeve të hapura midis dy vendeve në frymën e besimit të ndërsjelltë përmes dialogut dhe konsultave në të gjitha nivelet, në përputhje me realitetin e ri në Ballkan.'- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme.

Ndërkoh që Samaras mësohet se ka shprehur "vullnetin e palës greke, për të shkuar drejt një marrëdhënieje të orientuar nga zgjidhja e problemeve, duke mos mbetur peng i së shkuarës".

Kryeministri Samaras, duke iu referuar prioriteteve të Presidencës greke të Bashkimit Evropian, siguroi "për mbështetjen politike të Greqisë në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe insistimin e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në muajin Qershor".

Ministri Bushati, duke theksuar vëmëndjen e veçantë që Shqipëria i kushton bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me Greqinë, i rikonfirmoi Kryeministrit Samaras se Greqia është një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në rajon. Gjithashtu ai vlerësoi rolin e presidencës greke të BE-së, duke shprehur njëkohësisht besimin se "Greqia do të vijojë të jetë avokate e ankorimit të rajonit në rrjedhat evropiane".

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan gjithashtu rëndësinë e Projektit TAP për sigurinë energjetike të rajonit, si një mundësi e bashkëpunimit të mëtejshëm mes Greqisë-Shqipërisë-Italisë. Kryeministri Samaras shprehu edhe dëshirën për të vizituar Shqipërinë së shpejti.

Kjo është dyta e ditë e vizitës së ministrit të jashtëm Ditmir Bushati në Greqi. Dje ai ka takuar presidentin e Greqisë, Karlos Papulias.