Random Video

A1 Report - Protesta e PD, Berisha kërcënon me skenarin e dhunës së Bosnjes

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANE- Ndonëse e dërmuar nga humbja e 23 qershorit të vitit të kaluar përballë të majtës së drejtuar nga Edi Rama, ndonëse me kuota tepër të ulta në bursën politike shqiptare, PD e drejtuar nga Berisha dhe Basha po tentojnë të bëjnë lëvizje politike që për ta mund të bëjë dhe kthesën në politikën e opozitës.

Dhe kanë gjetur si kazus për të përdorur, 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha nga sheshin qëndror i Tiranës pikërisht 23 vite më parë. Por ndërkohë që nuk kanë të ndalur thirrjet për të marrë pjesë, por dhe duke përdorur një fjalor të rëndë dhe kërcënues ndaj mazhorancës aktuale të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Por, sinjalet janë që të mos kalojë qetë, pasi parë jo vetëm nga përvoja e kaluar por dhe nga thirrjet që bëhen nga Berisha për "përmbysje të "bijve" siç u bë me "etërit" 23 vite më parë", gjasat janë që PD të dalë në "identitet" me protesta që mund të degjenerojnë në akte dhune, përmasat e të cilave ende mbeten të paparashikuara.

Gjithsesi mësohet se në PD po gatuhet një skenar destabilizimi sado minor, për t'i dhënë kurajo militantëve ekstremë dhe një dorë Bashës që ta zotërojë PD por dhe për të dhënë goditjen e parë ndaj mazhorancës dominuese. Sinjalet janë dhënë, teksa brenda grupit të PD nga kundërshtarët e Bashës është kërkuar të hiqet dorë nga skenaret e tensionimit të situatës.

Skenar i lajmëruar dhe në gazetën RD të disa ditëve më parë, teksa në kryeartikull shkruan për afrimin e pranverës së Bosnjës në Tiranë. Nën idenë e një proteste pa pretendime burimet saktësojnë se pjesë e skemës është dhe provokimi i policisë, që nga nisja që do bëhet nga sheshi "Skënderbej" dhe gjatë gjithë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për të ngritur aplitudën përballë kryeministrisë. Pikërisht këtu do nisin provokimet me intensitet më të madh dhe në rast se sërish në mbrojtje të kryeministrisë do të jenë një grup policesh femra, atëherë do të përdoret fjalor i papërshtatshëm ndaj tyre për t'i irrituar.