Random Video

A1 Report - Vrasja e dyfishte ne Laç, autorit i gjendet nje liste me 11 emra

2015-08-21 1 Dailymotion

LAC- Një listë me 11 emra personash publikë, mes tyre ish-presidenti Ramiz Alia, gjyqtarë dhe prokurorë, është gjetur në shtëpinë e Altin Pirolit, autorit të vrasjes së dyfishtë ditën e djeshme në qytetin e Laçit.

Lista është gjetur gjatë kontrolleve të policisë së Kurbinit në fshatin Zhej, ndërsa në listë nuk ishin të përshirë emrat e dy vëllezërve Andrea dhe Gentjan Cara, të cilët Piroli i ekzekutoi mëngjesin e djeshëm në qendër të qytetit të Laçit.

Ndërkohë lidhur me këtë vrasje Policia dyshon për një veprim të paramenduar të autorit, Altin Piroli, pasi sipas bluve të Kurbinit ai është i sëmurë psikik euforik dhe në mendjen e tij ai e ka pasur në plan vrasjen e dy vëllezërve Cara.

Ky fakt përforcohet nga mënyra e ekzekutimit të Andrea dhe Gentjan Carës. Ata janë qëlluar në kokë nga autori me 17 plumba, ndërsa ka reaguar edhe ndaj personave që janë afruar për t'u dhënë ndihmë dy vëllezërve, duke i qëlluar dhe ata me armë.

Sipas policisë së Kurbinit, autori i ngjarjes armët i posedonte prej kohësh, por askush nuk ishte në dijeni të këtij fakti, pasi Piroli nuk ishte klasifikuar si person agresiv dhe me rrezikshmëri të lartë.

Policia ende nuk ka një dosje që fakton se Altin Piroli është skeduar si i sëmurë psikik, pasi nuk kishte ndonjë kartele për sëmundjen që kishte.

Piroli vijon të jetë në komisariatin e Kurbinit, ndërsa ditën e nesërme, do të njihet edhe me masën e arrestit nga Gjykata e këtij rrethi për veprën penale të vrasjes.