Random Video

A1 Report - Financat: 27.4 mld lekë detyrime të prapambetura, nis shlyerja

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANË- Mbi 27 miliardë lekë është shuma që qeveria duhet të shlyej ndaj firmave të ndryshme që kanë financuar në ndërtimin e veprave të ndryshme publike, si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë etj.

Nisur nga java që vjen, Ministria e Financave njofton se ky borxh, ndaj subjekteve të ndryshme do të fillojë të shlyhet.

Ministria e Financës publikoi sot listën e detyrimeve të prapambetura për punët publike dhe rimbursimin e TVSH, vlera e të cilave arrin në rreth 27.4 miliardë lekë.

Me anë të një liste të publikuar sot, Financat bënë me dije se në grupin e punëve publike, 14.7 miliardë lekë janë fatura me informacion të plotë.

Rreth 5.3 miliardë lekë janë fatura që kërkojnë plotësim dhe saktësim informacioni, që do të bëhet shumë shpejt nga institucionet përkatëse për t'u renditur sipas datës në listpagesat e faturave. Ndersa, faturat që i takojnë TVSH-së, janë rreth 7.4 miliardë lekë dhe procesimi i tyre do të nise nga pagesat e viteve më të hershme. Fatura e rimbursimit të TVSh pritet të rritet me aprovimin e kërkesave të bëra përpara fundit të vitit 2013.

Ndërsa të gjitha rastet që kanë mbetur jashtë këtyre listave do të ndiqen nga institucionet përkatëse për tu përfshirë. Ministria sqaron më tej, se në lista janë evidentuar punimet për të cilat janë lëshuar faturë, ndëkaq për shpërbimet e kryera pa faturë, do të duhet të ndiqen të gjitha hapat deri në lëshimin e faturës dhe duhet të përfshihen në buxhetin e vitit aktual.