Random Video

A1 Report - Makina përplaset me shtyllen,godet kalimtarin qe peson vdekje klinike

2015-08-21 2 Dailymotion

TIRANË- Një këmbësor ka përfunduar në vdekje klinke në një aksident të ndodhur në mesditë pranë ish-Kominatit "Misto Mame", në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Besim Alla", kur automjeti tip "Volkswagen Polo", me targa AA 658 DZ që drejtohej nga 40-vjeçari Daniel Karanxha, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Për pasojë është goditur dhe ka marrë plagë të rënda këmbësori 18-vjeçar, Ergi Matoshi.

Sipas mjekëve të spitalit të Traumës, Matoshi ka mbërritur në urgjencë në vdekje klinike dhe po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në parametrat jetësorë.

Dëmtime të rënda, por që nuk i rrezikojnë jetën ka patur edhe drejtuesi i mjetit Karanxha.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.