Random Video

A1 Report - Tirane, sherr mes dy të rinjve plagoset me thike 24-vjeçari

2015-08-22 9 Dailymotion

TIRANE- Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pas një zënke në Tiranë. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë "Inxhinierisë së ndërtimit", ndërsa sherri ka vazhduar deri në përdorimin e thikës.

Si pasojë ka mbetur i plagosur E. Maçellari, 24 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, policia e mbërrit në vendngjarje ka arrestuar një person të dyshuar si autor të plagosjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.