Random Video

A1 Report - Malesi e Madhe, sherr me thika mes te rinjve, nje i vdekur

2015-08-22 15 Dailymotion

MALËSI E MADHE - Një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë mbrëmjen e sotme, ndërsa kushëriri i tij ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të ditës së sotme në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku Kristian Kacaj, 18 vjeç dhe Mirash Kacaj, 24 vjeç pas një konflikti të çastit janë goditur me thikë nga bashkëfshatari i tyre, Marjan Lepri.

Dy kushërijntë janë nisur me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por 18-vjeçari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra ku ka humbur jetën në duart e mjekëve.

Kushëriti i tij Mirash kacaj ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje, Marjan Lepri është larguar ngë vëndngjarja, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë blutë e Koplikut dhe Shkodrës.