Random Video

Agjencia e mediave: Mediat kishin të drejtë të publikojnë anketat?!

2015-08-22 1 Dailymotion

Televizionet nuk e kanë shkelur "Nenin 77 " të Kodit Zgjedhor, kur publikuan një ditë më parë, rezultatet e anketave rreth fituesve të mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme. Sipas monitorimit të deritanishëm të Agjencisë së Mediave, në raportet gazetareske janë përmendur të dhëna të përgjithshme, pa përmendur me këtë rast kandidatët presidencialë.

"Për sa u përket emitimit të anketave të emituara në disa televizione dje dhe pardje, nuk është shkelje e Kodit Zgjedhor për shkak se 5 ditë para përfundimit të fushatës është e ndaluar publikimi i anketave që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale. Kurse këto anketa jepnin rezultate vetëm për zgjedhjet parlamentare, që është e lejuar", deklaroi Milaim Fetai, nënkryetar i Agjencisë për shërbime audio-vizuele dhe mediatike.

Ndërkaq,televizioni ALFA mori dy kundërvajtje, për shkak të kalimit të kohës së parashikuar për reklamim, dhe në dy raste ka transmetuar marketing politik në emisionin për fëmijë. Edhe televizioni Alsat-M e tejkaloi kohën që është parashikuar për reklama. Gjobat janë në të holla dhe minimale. Verica Pavlloski