Random Video

A1 Report - Elbasan, ne 2 vite rritet me 14 numri i te prekurve nga virusi HIV AIDS

2015-08-22 15 Dailymotion

ELBASAN- Numri i personave të prekur me virusin HIV AIDS në qytetin e Elbasanit është 37, teksa vetëm dy vite më parë ky numër ishte 25.

Kjo shifër bëhet publike nga qendra e këshillimit dhe testimit vullnetar pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në këtë rreth, teksa theksohet se rastet e evidentuara deri më tani zbuluar në mënyrë rastësore, çka do të thotë së ky numër mund të jetë shumë herë më i lartë.

Elena Bibaja, drejtuese pranë Qendrës Rajonale Shëndetësore, shprehet se duke marrë shkas nga numri i lartë i të prekurve me SIDA lind nevoja për ngritjen e një qendre për trajtimin e të prekurve nga virusi vdekjeprurës.

Ndrojtja e qytetarëve për t'i diagnostikuar nëse janë të prekur nga virusi HIV AIDS mbetet në problem serioz, dhe ndërgjegjësimi i tyre lidhur me këtë fenomen mbetet prioritet në politikat e Qendrës Rajonale Shëndetësore.