Random Video

A1 Report - Imami detyroi Forcat Speciale te kerkonin "thesarin" e Teutes

2015-08-22 2 Dailymotion

TIRANE - Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe drejtues të tjerë të lartë të këtij dikasteri i kanë detyruar Forcat Speciale të Ushtrisë Shqiptare të trajnuar nga Nato per të kerkuar thesarin e mbretëreshës së Ilirisë, Teuta. Të paktën kjo është një prej akuzave që janë ngritur ndaj ish-kreut të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish-drejtuesve të tjerë nga ky dikaster para pak ditësh në Prokurorinë e Përgjithshme dhe që ende nuk janë bërë publike.

Një burim i mirinformuar pranë palëve të përfshira në këtë çështje ka bërë me dije për "Shqiptarja.com" se Imami akuzohet nga Ministria e Mbrojtjes për përdorim të Forcave të Armatosura dhe më saktë të Forcave Speciale në kundërshtim me detyrat e tyre kushtetuese. Burimi i sipërpërmendur ka bërë me dije për gazetën tonë se dy janë pikat kyçe të akuzës: 1. Përdorimi i trupave të Forcave Speciale për të kërkuar një thesar në zonën e Mokrës në Pogradec. 2. Përdorimi i trupave të Forcave Speciale si trupëroja gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes në Tiranë.

Nga armiku tek thesari
Deri më sot kanë dalë në dritë shumë akuza për përdorimin e strukturave ushtarake për qëllime politike dhe gjatë fushatës, madje edhe për shpërdorime të fondeve të përdorura nëpërmjet reklamave për të financuar një klan afër Sali Berishës, por që repartet ushtarake të jenë përdorur për të kërkuar një thesar kjo është diçka e padëgjuar më parë edhe për publikun shqiptar të mësuar me kaq "mrekullira" nga politikanët në këto dy dekada tranzicion. Burimi i mirëinformuar ka zbuluar për "Shqiptarja.com" se rreth dy vite më parë një njësi e Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare ka marrë urdhër nga eprorët që të shpërngulet në krahinën malore të Mokrës në rrethin e Pogradecit.

Versioni zyrtar i këtij urdhri ishte një "stërvitje" e këtyre trupave elitare për të parandaluar një "inflitrim të mundshëm të armikut nga toka maqedonase". Duke pasur parasysh zonën që ndodhet jo shumë larg kufirit me Maqedoninë gjithçka dukej mëse normale. Por mësohet se trupat elitare të ushtrisë sonë me të mbërritur në zonën e Mokrës u është dhënë një detyrë krejt tjetër nga ajo zyrtarja. Pasi janë furnizuar me dedektorë metalesh dhe me mjetet e duhura gërmuese ushtarët e Forcave Speciale janë stacionuar në zonën pranë fshatit Llëngë ku janë vënë në kërkim të një thesari të vjetër, që sipas legjendës përbëhet nga sasi të mëdha floriri e gurësh të çmuar. Detaje rreth rezultatit të këtyre gërmimeve nuk dihen, por gjasat janë që "gjuetarët" të kenë dalë me duar bosh, duke zhgënjyer kështu fantazietë miliardere të Arben Imamit. Pavarësisht kësaj vetëm fakti se pjesa më elitare e ushtrisë sonë është përdorur si kërkues thesaresh, është një skandal që ia kalon çdo fantazie edhe për realitetin shqiptar.
Florinjtë e Teutës
Legjenda e thesarit të fshehur pranë fshatit Llëngë, të krahinës së Mokrës në Pogradec, mund të jetë e panjohur për publikun e gjerë, por jo për banorët e zonës. Në fillimin e vitit 2012, më saktë në orët e vona të mbrëmjes së ...