Random Video

Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 3 të vdekur, 5 të plagosur

2015-08-22 5 Dailymotion

Një parakalim i gabuar i një furgoni ka shkaktuar një bilanc tragjik viktimash.

Tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosur në aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Levan- Tepelenë.

Ngjarja u shënua rreth orës 9 30 minuta të ditës së sotme, kur tre automjete u përfshinë në përplasjen që rezultoi fatale për jetën e 3 persona.

Furgoni tip Renault me targa AA 955 DX parakaloi në mënyrë të gabuar duke u përplasur me një kamion me targa TR 06 99 F, i cili qëndronte i parkuar në anë të rrugës, ndërsa përfshiu dhe një tjetër makinë, që po udhëtonte në këtë aks.

Mësohet se në njërën prej makinave udhëtonin pjesëtarë të një familjeje. Trupat e dy prej viktimave që ndodheshin në automjetin Renault, janë nxjerrë me vështirësi nga makina, që thuajse u shkatërrua plotësisht.

Sipas policisë viktima të aksidentit kanë mbetur shtetasit Shkëlqim Zaimi dhe Roald Mani, ndërsa viktima e tretë ende nuk është identifikuar.

Të plagosurit janë shtetasit: Armando Jahaj, Teki Hoxhaj, Dallëndyshe Hoxhaj, Alket Hoxhaj vetëm 2 vjeç dhe Arben Merkaj.