Random Video

A1 Report - Fshehu mln euro pasuri, paditet ne prokurori gjyqtari Gjin Gjoni

2015-08-22 19 Dailymotion

TIRANE - Kallëzohet penalisht anëtari i KLD-së, njëkohësisht edhe gjyqtari i Apelit, Gjin Gjoni i cili akuzohet se, ka falsifikuar kontrata, deklarime të rreme dhe mungesë burimesh për pasurinë e tij.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, e ka bërë kallëzimin sot pasi ka kontrolluar pasurinë e gjyqtarit Gjoni dhe bashkëshortes së tij, Elona Çaushi. Të padeklaruara nga gjyqtari Gjoni janë: 1 842 796 euro, 180 mijë dollarë dhe 53 270 000 lekë.

"Bazuar në ligjin "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë", i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Gjin Gjoni, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të denoncuara në prokurori janë edhe dy notere, Gentiana Shkodra dhe Margena Çela.

Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi, dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë", bën të ditur

SHKELJET E GJYQTARIT GJIN GJONI DHE BASHKËSHORTES SË TIJ:

1. Falsifikim i kontratës Nr.384 rep, Nr.139 kol, të dt.20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë "ADFD" sh.p.k, të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.

2. Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumentave të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.

3. Falsifikim i kontratave të huasë të dt.17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt.22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).

4. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).

5. Falsifikim të deklaratave No.2604 Reg. dhe No.2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Werner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.