Random Video

Policia e Tiranës la të lirë autorin e vrasjes së dyfishtë në Itali

2015-08-22 7 Dailymotion

Rimini- Krimi i dyfishtë për pasion i shqiptarit Dritan Demiraj (ne foto) në Itali, mund të ishte shmangur nëse policia dhe gjykata shqiptare do të kishte kryer detyrën e saj.

Kjo nënvizohet në mediat italiane referuar faktit se 29 vjeçari është arrestuar në gusht të 2013 për tentativë vrasje ndaj kushëririt të tij por nuk dihet në cfarë rrethanash është lënë i lirë.

Kjo ka ndodhur pasi Lidia, ish bashkëshortja i kishte rrëfyer tradhëtinë me kushëririn.

Dritani ka ardhur në Tiranë dhe ka qëlluar mbi kushëririn e tij, një ngjarje e shënuar në banesë në rrugën "Ylbere Bylykbashi".

Pas tre ditësh qëndrimi në qeli, ai lihet i lirë dhe ndaj tij ndryshon akuza, vetëm "kanosje".

Mediat italiane shkruajnë se vetë Dritan Demiraj ka rrëfyer se këtë e arriti falë miqësisë së tij me shefin e komisariatit numër dy, të cilin e kishte mik, shkonin bashkë në një palestër e stërviteshin në boks.

I mbajnë pasaportën megjithatë është I lirë për të shkuar në Greqi dhe më pas të kthehet sërish në Itali, ku ai kërkon që t'I rikthehet historisë me Lidian e cila psa disa ditësh largohet.

Në fund të dhjetorit 2013 Dritan kthehet për herë të dytë në Shqipëri, por nuk tregon asgjë për këtë udhëtim. Ndërkohë që tani duket se kushëriri që ai urrente është zhdukur dhe nuk gjendet, dhe ka dyshime se ai mund të jetë i vdekur.