Random Video

Tirana dhe Prishtina: Në ekzekutiv, partitë fituese

2015-08-22 1 Dailymotion

Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të rrinë duarkryq nëse edhe këtë radhë VMRO DPMNE-ja anashkalon vullnetin e komunitetit shqiptar në Maqedoni. Analistët nga rajoni vlerësojnë se një tjetër shkelje e vullnetit të shqiptarëve të shprehur qartë në zgjedhje, duhet të nxisë reagime të ashpra të dy shteteve shqiptare. Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafai në një kolumnë fill pas shpalljes së rezultateve zgjedhore në Maqedoni, kërkon që Tirana zyrtare të mbrojë vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë.

"Çështja se cila nga partitë shqiptare do të jetë në qeverisjen e vendit nuk mund të jetë as edhe një mollë sherri midis vetë këtyre partive. Këtë çështje e kanë zgjidhur qartazi vetë votuesit shqiptarë, duke u hequr çdo të drejtë vendimore strukturave politike të këtyre partive. Ndryshe pse i kërkohet popullit të shprehet? Çdo përpjekje nga udhëheqësit e këtyre partive për të kënaqur dëshirat e veta për pushtet me anë të partnerit maqedonas, duke i rënë ndesh realitetit të dalë nga kutitë e votimit, do të shënonte një dhunim të vullnetit të zgjedhësve, gjë që në demokraci ka pasoja të rënda", tha Besnik Mustafai.

Por analisti vendas Agim Jonuz vlerëson se nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje të Shqipërisë dhe Kosovës, edhe pse një gjë e tillë do të ishte legjitime. Ai është i sigurt se Gruevski i përballur tashmë me braktisjen e procesit zgjedhor nga LSDM-ja, nuk do t'ia shtojë vetes një tjetër ferrë në këmbë.

"Nëse Gruevski ia lejon vetes atë luks, atëherë do të përballet me një fenomen të mos them të rrezikshëm, por nëse vullneti i qytetarëve i shprehur përmes numrave të votave, thotë se një parti në pjesë të madhe është përfaqësuese e një komuniteti, atëherë kjo do të ishte shkelje mbi vullnetin e shumicës së shqiptarëve. Luks të tillë nuk do të lejojë Gruevski në rrugën drejt Evropës, dhe mendoj se do të jetë mjaftueshëm i mençur të mos bëjë gjëra të tilla", tha Agim Jonuz, analist.
Zërat që vijnë nga VMRO-ja për shpërfillje të mundshme të fitores së BDI-së dhe koalicionim me PDSH-në, sipas analistëve, është më tepër një tentativë për të ulur kërkesat e BDI-së, se sa një mundësi reale. Benjamin Arifi