Random Video

A1 Report - Tirane, sekuestrohen 3 milione € pasuri nga trafiku i droges ne Itali

2015-08-22 6 Dailymotion

TIRANE - Policia e Tiranës ka sekuestruar prona në vlerë 3 milionë euro që i përkasin Aleksandër Çavos, 33-vjeçarit të dënuar me 20 vite burg për trafik droge në Itali, arrestuar dhe më pas ekstraduar në Apenine.

Hetimi i pasurisë së Çavos nisi pikërisht pas arrestimit të tij për qëllime ekstradimi në shtator të vitit të kaluar. Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Cipa doli sot në një prononcim për shtyp për të njoftuar vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 33 vjeç të akuzuar për "Pastrim të produkteve të veprës penale. Mes pasurive te sekuestruara, Shoqëria "VICTORIA-AL", shpk, me veprimtari "Import-eksport i paisjeve të sigurisë dhe vëzhgimit e mbrojtjes nga zjarri, 8 automjete dhe tokë në fshatin Marikaj.

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE
Pas një hetimi të drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ditën e sotme, në bazë të urdhërit të gjykatës, janë vendosur nën sekuestro preventive rreth 13650 m2 sipërfaqe tokë arë në fshatin Marikaj, si edhe 8 automjete, në pronësi të shtetasit Aleksander Spiro Çavo, 33 vjec, akuzuar për "Pastrim të produkteve të veprës penale". Shtetasi Aleksander Çavo është arrestuar në shtator të vitit 2013 në bazë të Urdhër-Arrestit Ndërkombëtar dt.01.07.2013 të Gjykatës së Romës, Itali dhe më pas është ekstraduar në këtë shtet, i kërkuar për veprën penale të "Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike".

Paralelisht me procesin e ekstradimit, autoritetet shqiptare nisën verifikimet për pasuritë e këtij shtetasi në territorin shqiptar. Nga verifikimet e kryera në kuadër të këtij procedimi nga ana e Prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, ka rezultuar se, në pronësi të shtetasit A. Çavo rezultojnë:

- Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, e ndarë në 8 parcela në fshatin Marikaj.
- Shoqëria "VICTORIA-AL", shpk, me veprimtari "Import-eksport i paisjeve të sigurisë dhe vëzhgimit e mbrojtjes nga zjarri. Import tregëtim, mirëmbajtjen e paisjeve mjeksore për përdorim shtëpiak(home care) & transport ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qera.
- 8 automjetë nga të cilat 5(pesë) Automjete të tonazhit të rëndë për transport ndërkombetar dhe dy autovetura luksoze me targa ZK 2380, TR 3939 M; TR.612 M; TR.4188 K; AA 131 EP; AA 024 IG; mjete të tonazhit të lartë;
AA 103 CJ dhe TR6551 T.

Këto prona në emër të shtetasit Aleksander Çavo te cilat kapin vleren rreth 3 milion Euro, janë vendosur nën sekuestro preventive ditën e sotme, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 30.04.2014.

Të gjitha faktet e provuara deri tani mbështesin dyshimin se pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, si dhe shoqëria e transportit, janë krijuar mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga aktiviteti kriminal i shtetasit A. Çavo, pra, pasuritë dyshohet të jenë produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer prej tij.