Random Video

A1 Report - Basha:Vendi ne emergjence Komision per trafikun e droges

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se vendi sot ndodhet në emergjencë dhe për këtë është e nevojshme ngritja sa më shpejtë të Komisionit Hetimor Parlamentar për trafikun drogës. "Sot është emergjencë ngritja dhe fillimi menjëherë nga puna i Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e trafikut të drogës."

Kështu deklaroi Basha në mbledhjen e grupit demokrat.

"Indicie të reja po raportohen nga burime zyrtare të brendshme, nga partnerët tanë që punojnë bashkë me shqiptarët për rendin, sigurinë dhe demokracinë në këtë pjesë të rajonit, të gjitha këto të mbështetura edhe me dëshmi të reja okulare të dhjetëra e qindra qytetarëve shqiptarë që po dëshmojnë me kurajo, përkundër kërcënimeve, për rrugët e transportit të drogës drejt pikave të grumbullimit,për kamionët, gomonet dhe avionët e drogës", tha kreu i PD-së, Basha.

"Debatet e fundit për drogën treguan se nuk është e vërtetë se ne kemi para ëndrra por ne kemi parë fakte",-vijoi Basha.

"Por kurrë nuk ka ndodhur si tani që Adriatiku të shndërrohet në autostradë të drogës me bazë Shqipërinë, siç kanë pohuar autoritete dhe media të njohura italiane"

"Kurrë nuk ka ndodhur të plasë droga sheshit, në tokë, në det dhe në ajër, si në qeverisjen Rama-Meta. Kurrë nuk ka ndodhur që vendi të shfaqet në radarët e partnerëve tanë si një kartel i drogës me kufij fluidë, ku nuk dallohet ku mbaron karteli e ku fillon qeverisja, apo anasjelltas", -deklaroi kryeopozitari.

Problemi më serioz sipas Bashës është lidhja e politikës me trafikantët.

"Ky cak, ky kufi është siguria e vendit për sot dhe për nesër. Problemi i trafikut të lëndëve narkotike me suport politik apo me symbyllje politike është problemi më madhor i këtij momenti, nga zgjidhja e të cilit varet drejtpërsëdrejti a do të sundojë ligji i demokracisë apo ligji i xhunglës, a do të kemi sot dhe nesër një qeveri të dalë nga vota e popullit, për popullin dhe prej popullit, apo një qeveri të krimit, prej krimit dhe për krimin", vijoi Basha.