Random Video

A1 Report - Durres, ujesjellesi aksion per nderprerjet e lidhjeve te paligjshme

2015-08-22 1 Dailymotion

DURRËS - Ndërprerja e lidhjeve të paligjshme në tubacionin e vjetër që kalon në zonën e Rrashbullit ka qenë në qendër të aksioneve të ujësjellësit të Durrësit.

Lidhjet e realizuara nga banorët e zonës në këtë tubacion kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme në rrjet, ndërsa duke u nisur nga kjo, dega teknike dhe inspektorati i ujësjellësit kanë ndërmarrë aksionin për bllokimin e këtyre lidhjeve.

Aksioni është finalizuar më prerjen e 50 lidhjeve të paligjshme në zonën që njihet si Mulliri i Bullgarit, ndërsa përfaqësuesit e ujësjellësit i bëjnë apel banorëve të zonës të nënshkruajnë kontratat me ujësjellësin për çdo ndërhyrje në rrjet.

"Në vijim të aksionit të ndërmarrë nga ana e shoqërisë sonë për prerjen e lidhjeve të paligjshme kemi identifikuar mbi 50 lidhje të paligjshme ky aksion do të vijojë edhe në zonat e tjera ku e kemi të identifikuara. Thirrje qytetarëve të Durrësit të bëjnë lidhje me kontratë pranë shoqërisë sonë."-thotë përfaqësuesi i ujësjellësit Durrës.

Aksionet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në tubacionet e ujit të pijshëm do të vijojnë edhe në ditët në vijim në lagjet e qytetit bregdetar, ku mungesa e ujit kryesisht gjatë stinës së verës është një problem shqetësues.