Random Video

Kuvendi miraton me 74 vota pro ndryshimet në ligjin për legalizimet, opozita nuk merr pjesë

2015-08-22 2 Dailymotion

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro asnjë abstenim dhe pa praninë e opozitës projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar".

Ky projekt ligj parashikon që në mandatin e parë të përfundojë një pjesë e mirë e legalizimeve. Në fjalën e tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vuri theksin se procesi i legalizimeve do të jetë falas dhe do të përfundojë këto 8 vite me radhë. Sipas Ramës janë 300 mijë ndërtime pa leje, ndër të cilat 270 mijë janë vetëdeklarime. Ndërkohë, Rama tha se janë pajisur me leje legalizimi 21900 qytetarë, ndërsa 15 mijë familjeve iu është legalizuar banesa.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/