Random Video

A1 Report - Greqi, zhvillohen zgjedhjet vendore, votohet per Bashkite e Guvernatoret

2015-08-22 1 Dailymotion

Në Greqi po zhvillohen zgjedhjet vendore, ku rreth 9 milionë e 872 mijë grekë do të votojnë për të zgjedhur autoritetet lokale, kryetarët e bashkive, këshilltarët e tyre si dhe guvernatorët e 13 qarqeve të vendit bashkë me këshilltarët e tyre.

Prej orës 07:00 të mëngjesit grekët kanë shkuar drejt kutive të votimit në raundin e parë për të zgjedhur 325 kryetarë bashkie dhe këshilltarë nga 1441 formacione politike.

Zgjedhjet konsiderohen si test për kabinetin e Samaras, partia e të cilit, kërkon të mbizotërojë në rreth 7 prej 13 qarqeve të vendit, duke marrë votën e grekëve si një akt mbështetjeje për politikën e saj, me masat e rrepta të kursimit dhe reformat strukturore, të cilat ishin kusht për marrjen e ndihmës nga kreditorët e huaj, dhe qëndrimin e vendit brenda eurozonës.

Radikalët e majtë të partisë më të madhe opozitare SYRIZA kërkojnë ndryshimin e politikës qeveritare dhe presin që kandidatët e tyre të shkojnë në raundin e dytë, në të paktën 10 qarqe, me synim kryesor mbizotërimin në atë të Atikës, ku voton një e treta e zgjedhësve.

Ndërsa socialistët e PASOK-ut kërkojnë të riforcojnë pozitat e tyre, tashmë të humbura tej mase nga zgjedhjet e mëparshme, nën kritikat e shumta jo vetëm për bashkëqeverisjen me konservatorët, por edhe për largimin e tyre nga vija politike, që kanë pasur në të kaluarën.

Qendra e votimit do të mbyllen në orën 19:00 ndërsa rezultatet e Exit-Polleve pritet të dalin rreth orës 23:00, sepse listat zgjedhore janë 10% më shumë në raport me 2010-n, ndërsa qendra e votimit janë pakësuar në të njëjtën masë.