Random Video

A1 Report - Ref.territoriale mes 2 varianteve, ndarja e re,me 39 ose 40 njesi

2015-08-22 4 Dailymotion

TIRANË - Varianti përfundimtar i Reformës Territoriale do të zgjidhet mes dy hartave, asaj që parashikon ndarjen e vendit në 39 bashki dhe asaj që e ndan vendin në 47 të tilla. Ky është vendimi që u morr gjatë kësaj enjte në komisionin e reformës territorial në prani edhe të ministrit për Çështjet vendore Bledi Çuçi .

deputete kanë dhenë sygjrimet e tyre per variantin favorit . ka qene deputet i Armando subashi I cili ka mbështetur versionin me 39 njësi vendore por ka propozuar qe himara të të jëtë njësi më vete duke e cuar nr e njesive me 40 njesi vendore. kjo është mbështetur edhe nga deputeti LSI, Spartak Braho.

Kryetari I komisionit te reformës territoriale bashkim fino ka bërë thirrje edhe njëherë opozitës të bëhet pjesë e reformës.

Reforma Territoriale, në variantin 47 Tirana do të përmbledhë shumë komuna, por jo Kamzën. Ndërsa në variantin 39 Tirana, përmbledh Vorën, Kamzën dhe komunat përreth. Në variantin 47 Himara mbetet njësi vendore më vete, ndërsa në variantin 39 Himara bëhet pjesë e Vlorës.
Dy variantet do të konsultohen tashme me pushtetin vendor dhe në datën 22 korrik do shpallet varianti fitues ku harta e re nuk do të ketë më pak se 39 njësi dhe jo më shume se 47.

Ministri Çuçi ka raportuar sërish sot në Komisionin e Reformës Administrative-Territoriale. Diskutimet në mbledhjen e sotme kanë qenë për bashkimin e zonave minoritare.
"Kriteri për minoritetin është përjashtues nga rregulli, megjithatë nuk e kënaq zonën funksionale."tha Çuçi duke shtuar se "Është e vërtetë që duke mos qenë si zonat e tjera funksionale, ato do të kenë mangësitë e tyre, kjo është marrë parasysh në momentin që është vendosur si kriter."

"Shteti, qeveria e detyruar të garantojë nivelin minimal të shërbimit, nëse këto komuna nuk do të arrijnë të ofrojnë shërbim, minimumi i tyre është i garantuar".-tha ministri i Shtetit për Çështjet Vendore