Random Video

A1 Report - Surpriza nga Llalla: Per trafikun e droges nga Gjadri, kemi prova

2015-08-22 0 Dailymotion

TIRANE - Cataldo Motta, Prokurori i Antimafias italiane në provincën e Leçes, vendi ku do të shkarkohej droga e cila u planifikua të transportohej me avionin e rrëzuar javë më parë në Divjakë, deklaron nga Tirana se përvec këtij rasti për të cilin kanë nisur hetimet si nga Italia dhe Shqipëria, nuk rezulton asnjë rast i trafikut të drogës me avionë nga Shqipëria drejt Italisë.

Këtë deklaratë prokurori Cataldo Motta e bëri gjatë një tryeze me prokurorë të Ballkanit Perëndimor, tryezë e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme shqiptare. Ndërsa në një qëndrim të kundërt nga Motta, Kryeprokurori Llalla deklaron se pas akuzave nga Partia Demokratike për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës, institucioni që ai drejton ka nisur hetimet pasi disponon prova.

"Një ndër problemet më shqetësuese për situatën e kriminalitetit në vend, mbetet krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, nisur nga deklaratat publike të bëra në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu dhe mbi bazën materiale referuese nga policia e shtetit, kryesisht nga komisariati i policisë Lezhë. Momentalisht është në fazën e hetimeve paraprake", tha kryeprokurori Llalla.

I pyetur nga gazetarët nëse është regjistruar procedimi, kryeprokurori Llalla tha se "Patjetër është regjistruar në procedim penal.

Në lidhje me hetimet për Gjadrin, në bazë të raportit ose raportkallzimit të depozituar nga policia e Lezhës thuhet se bëhet fjalë për disa fluturime ose në bazë të dëshmive, për cilën kohë flitet?
"Janë raste në proces hetimi, për hetimet do të njiheni ditën në vijim" - shprehehet Lalla.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes se "A ka prova konkrete Prokuroria?", Llalla tha se "Normalisht që ka".

"ËSHTË RRITUR SASIA E DROGËS QË VJEN NGA SHQIPËRIA"
Veç të tjerash Motta vlerësoi se 44 miljet detare që ndajnë Vlorën me Leçen e bëjnë këtë krahinë portën hyrëse të marijuanës shqiptare për në Itali dhe vëndet e tjera të Bashkimit Europian.

"Dihet që në Shqipëri ka kultivim të madh sasish lëndësh narkotike dhe që Shqipëria është një furnitor i madh i kësaj lënde. Dhe është një fakt i njohur që Vlora është nga Leçe 44 milje detare larg, dhe kështu që tregu i parë për shpërndarjen e marijuanës është Leçe", tha Motta.

Motta vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare në sekuestrimet e kryera kohët e fundit të marijuanës në Itali, por gjithashtu ka pranuar se ka patur një rritje të sasisë që tentohet të trafikohet nga Shqipëria.
Më shumë se sa sekuestrimi i lëndës narkotike është rritur sasia që ka hyrë në Itali. Një sasi e konsiderueshme bëhet npërmjet emigracionit të jashtëligjshëm, kështu që jo e gjithë sasia e lëndës narkotike është e destinuar të konsumohen aty, një sasi është e destinuar për vendet e Europës veriore", tha Motta.

Motta vlerësoi deklaratën e ministrit të drejtësisë Nasip Naço për ndryshime për fuqizimin dhe një autonomi më të gjerë për zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

MOTTA: KRIMI I SHT...