Random Video

A1 Report - Incident diplomatik, Maqedonia "harron" Kosovën... në hartë

2015-08-22 1 Dailymotion

Incident diplomatik mes Maqedonisë dhe Kosovës në Shqipëri. Gjatë një konference rajonale të zhvilluar të shtunën në Vlorë, me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, ambasadës së Maqedonisë në Tiranë dhe përfaqësues të shtetit shqiptar, është prezantuar një hartë ku mungon tërësisht shteti i Kosovës.

Bëhet fjalë për konferencën në Ditën e Maqedonisë në Panairin Kombëtar Lëvizës 2014 ku janë prezantuar mundësitë e investimit nga biznesmenët shqiptarë në Maqedoni.

Në këtë konferencë merrte pjesë Aleksandar Krstevski, përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, që bëri dhe prezantimin me hartën ku mungon Kosova, ambasadori i Maqedonisë në Tiranë Stojan Karajanov, Biljana Peeva përfaqësuese e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Brunilda Paskali, zëvendës ministre e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.Ndërsa moderatore e aktivitetit ishte Elizabeta Katiaj, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Panaireve, institucion në varësinë e Ministrisë së Ekonomisë, si palë organizatore e konferencës.

Burime të A1 Report deklarojnë se zëvendësministrja Paskali e ka njoftuar incidentit në Ministrinë e Jashtme dhe mund të ketë një notë proteste ndaj Ambasadës së Maqedonisë.