Random Video

A1 Report - 11-vjeçarja fiton konkursin e "Doodle" i publikohet në faqen e parë të Google

2015-08-22 1 Dailymotion

NEW YORK- Një vajzë 11-vjeçare nga New York-u mundi qindra pjesëmarrës me krijime të ndryshme dhe arriti që krijimi i saj, "Rikthim tek nëna natyrë", të publikohej në faqen e parë të "Google".

Audrey Zhang fitoi konkursin 'Doodle 4 Google' 2014 dhe Google e ktheu krijimin e saj në një film të animuar pasi i qe kërkuar të vizatonte piktura me temë "Nëse mund ta bëni botën një vend më të mirë..." Zhang vizatoi një "Doodle" të një makine pastruese uji dhe u shpreh se ishte frymëzuar për këtë vizatim pasi kish mësuar sesa të vështirë e kishin shumë fëmijë në botë të siguronin ujë të pastër.

"Vendosa të bëj këtë krijim pasi mësova se 3 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur dhe shumica e tyre janë fëmijë", është shprehur vogëlushja Zhang.

11-vjeçarja do të marrë një bursë studimesh $30,000 dollarëshe nga Google, si dhe një çek 50,000 dollarësh për edukimin teknologjik në shkollën e saj. Google gjithashtu ka dhuruar $40,000 dollarë bamirësi në emër të saj, për pastrimin e ujit në të gjitha shkollat e Bangladeshit.

Mediat kanë zbuluar se nxënësja e klasës së katër, Zhang, ka qenë finaliste dhe në dy vitet e fundit por është hera e parë që është shpallur fituese. - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/11-vjecarja-fiton-konkursin-e-doodle-i-publikohet-ne-faqen-e-pare-te-google-219266.html#sthash.i1kufmvV.dpuf