Random Video

Zgjedhjet ne Partine Demokratike, Basha: Nuk kam asnje te preferuar

2015-08-22 3 Dailymotion

Nga Fieri, Kryetar i i Partisë Demokratike ka dhënë mesazhin se pushteti i votës është në duart e demokratëve dhe se njerëzit e votuar do të kenë përgjegjësinë për besimin që demokratët do të japin ndaj tyre.

"Pushteti në PD i përket votës. Këtë ju kam premtuar kur kam kandiduar, ua kam përsëritur pasi më keni zgjedhur, këtë ju përsëris edhe sot. Zgjedhja nuk është në dorën time, zgjedhja është në dorën tuaj, gjithsecilit prej jush. Ju do të zgjidhni me votë, ju do të përcaktoni me votë njerëzit dhe njerëzit do të marrin përgjegjësitë për shkak të votës suaj. Askush nuk ka tagër t'iu thotë se për kë të votojnë e për kë të mos votojnë; askush nuk ka tagër t'ju bëjë suflerin. Partia do të mbetet e lirë, ashtu siç ka lindur dhe është synimi im madhor, objektivi im numër një, në krye të PD, ta zgjeroj e konsolidoj këtë liri për anëtarësinë e PD", ka deklaruar kreu i opozitës.

Lulzim Basha u shpreh optimist për atë që ai e konsideron projektin e ringritjes së PD-së, duke theksuar se opozitarizmi do vazhdojë të bazohet në fakte e se në një periudhë të shkurtër, qytetarët po rifitojnë besimin në Partinë Demokratike.