Random Video

Skanimi i doganave, Ligjet miratojnë marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë Rapiscan-Ora News

2015-08-22 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria eshte dorezuar perpara kompanise qe ben skanimin e doganave edhe pse e di qe kjo marreveshje nuk eshte me e mira e mundshme. Gjate diskutimeve te Komisionit te Ligjeve per rikthimin e kompanise amerikane Rapiscan, ministri i financave nuk kundershtoi as shqetesimin e vete deputeteve te shumices, i bindur se shifra qe u shpetua nga terheqja nga arbitrazhi eshte shume here me e madhe, deri ne 180 mln euro
Bashkim Fino: Më mirë të paguhej gjoba e plotë dhe të kthehej kontrata nga e para, sepse të bësh kontratë të hapur ku dhe vetë këta që folën e kanë votuar me zell të madh dhe kanë diskutuar me zell të madh ka hile brenda. Për mua, ju zoti ministër jeni i vonuar, jeni vonuar edhe në cuarjen e dosjes në Prokurori, keni vonuar 2 vjet.
Kontrata e re me kompanine do te kete nje ulje te tarifes per deklaratat doganore nga 39-22 euro tashme ne favor te kompanive private. Ashtu si dikur, edhe kete here, deputeti Fino akuzoi opoziten e sotme, dikur para qe firmosi kete marreveshje dhe se pas saj fshihen familjaret e tyre
Oerd Bylykbashi: Në fakt është dështimi i turpshëm i ministrisë, se ju vetë e pranoni që thyhet një kontratë. Rrezikuat që Shqipëria të paguajë 360 milionë në arbitrazh dhe këtë ta paguajë pa marrë asnjë lloj shërbimi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/miratohet-marreveshja-mes-qeverise-dhe-kompanise-rapiscan/