Random Video

Analiza e LSI në Durrës, Meta: Vota na tregon nevojën për stabilitet politik- Ora News-

2015-08-22 5 Dailymotion

Nga Durrësi ku mori pjesë në analizën zgjedhore të strukturave të qarkut Durrës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e përktheu votën e 21 qershorit si një votë pro stabilitetit politik në vend.
Ilir Meta: Të vazhdojmë të jemi faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri, sepse qytetarët kërkojnë besim, por ne duhe të vazhdojmë të kemi kërkesa më të mëdha ndaj vetes sonë për ta forcuar besimin e tyre ndaj nesh në të ardhmen dhe besim i tyre tek LSI do të thotë forcim i stabilitetit të vendit.
Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, z. Meta tha se rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit shënojnë një rritje të ndjeshme nga vitet e kaluara. Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/