Random Video

A1 Report - Berisha: Shpifës! Tahiri: Çoje djalin t'i japë llogari drejtësisë

2015-08-22 4 Dailymotion

Ish-kryeministri Sali Berisha replikoi ashpër me ministrin e Brendshëm gjatë një séance plot tension në Kuvendin e Shqipërisë. Berisha e etiketoi si rrugaç Tahirin, ndërsa ky i fundit i ringriti akuzat ndaj djalit të ish-kryetarit të PD për Gërdecin. Gjatë debatit as Berisha dhe as Tahiri nuk u kursyen me batuta të rënda në adresë të njëri-tjetrit.


Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk kursyen pothuajse asgjë në arsenalin e akuzave deri edhe personale mes tyre gjatë debatit në seancën e kuvendit ndërsa diskutohej një marrëveshje kundër trafikut të drogës me SHBA.

Ishte ish-kryeministri që me sa duket kapi diçka nën zë të ministrit ndërsa në foltoren e Kuvendit fliste deputeti Arben Ristani. Kaq ka mjaftuar si nxitje që Berisha t?i lexojë ministrit një vendim të Gjykatës që e dënon me gjobë.

Berisha: Këtu është bërë e zakonshme që ministrat në pozicion rrugaç shajnë nga mbrapa kur deputetët flasin, unë mendoj se kjo është gjëja e fundit dhe nuk duhet të ndodhë. I the tjetrit gënjen, po dil faktoje ti, kushtetuta të jep të drejtën ty të mbash fjalën, të tregoj unë tani meqënëse do..po ti je....jo jo i tregoj unë.

Vendim: Në emër të republikës Saimir Tahiri i biri i Bashkimit dhe Luizës lindur me 30.10.1979 në Tiranë, gjykata e apelit tiranë...Nuk po lexoj se është shumë faqe...dënim për shpifje me detyrimin për të paguar 1 milionë lekë në 21. 12. 2012. Para se të flasim këtu shko paguaj paratë si gënjeshtar, shpifës je, shpifës i gjetur nga dy gjykata, edhe e Apelit.

Përgjigja e ministrit të Brendshëm ishte po ashtu e ashpër brenda të cilës ishin dhe akuzat për fëmijët e ish-liderit të PD për Gërdecin.

Replika vazhdoi edhe për drogën ngjarjen e fundit në Lazarat.

Berisha: Djali dhe vajza çdo qindarkë e kanë transparente në dritën e diellit. Gjeni një rast dhe le të marrin dënimet më të rrepta. Me individ qe flasin më ndikimin e overdozës nuk ja vlen të flasësh. Vetë pamja e ti dhe zbehtësia e tij, ishte të droguarit. Por do ti them dy fjalë. Në trashëgiminë ë qeverisë së mëparshme lufta kundër krimit ishte një nga sukseset më të mëdha të këtij vendit. Ne luftuam mbi 204 organizata dhe banda dhe vendosëm para ligjit dhe hekurave mbi 1 mijë bos dhe miq të ngushtë të politikaneve socialiste se kishin ardhur. Do ta mbështes këtë gjithmonë. Do u kthehemi disa elementeve. Nuk je vetëm përdorues drogë, por dhe shtyllë e krimit. Nuk je vetëm suiçid, po nuk je vetëm biri i kontrabandistit dhe kontrabandisteje. Ata blinin ilaçe kontrabande dhe ja shihnin qytetarëve sa frëngu pulës.