Random Video

A1 Report - Policia parandalon vrasjen në mes të Shkodrës, dyshohet me pagesë

2015-08-22 1 Dailymotion

SHKODËR - Një vrasje e porositur është parandaluar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës. Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar Osman Malja, 21 vjeç si personi i porositur për të vrarë një tjetër person.

Policia ka arritur të ndërhyjë në momentet kur 21-vjeçari po tentonte të vriste me armë kallashnikov një person në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës. Në këtë operacion Osman Malja u plagos, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbante nën vëzhgim të riun prej disa kohësh pasi kishte të dhëna se ai po përgatitej për kryerjen e një akti kriminal. Osman Malja është një ish i dënuar më parë për Prodhim dhe shitje të narkotikëve" si dhe për vjedhje. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motor.

Aksioni

Një përplasje midis një personi të armatosur dhe policisë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga përplasja ka mbetur i plagosur 21 vjeçari nga Shkodra Osman Malja.

Malaj po tentonte të vriste me armë kallashnikov një shtetas në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës dhe ka qenë ndërhyrja e policisë në momentin e duhur që e ka parandaluar krimin.

Sipas policisë, 21-vjeçari ishte vënë prej shumë kohësh nën vëshgimin e policisë pasi këta të fundit kishin marrë informacion se ai kishte pregatitur një akt kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motorr.

Ndërkohë, sipas policisë dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje të porositur (me pagesë) dhe se po hetohen të gjitha pistat

Malja është me precedent penal i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" si dhe për vjedhje.