Random Video

A1 Report - Zhbllokohen lejet e ndërtimit për 5 kate për 14 nga 61 bashki

2015-08-22 0 Dailymotion

Për 14 nga 61 bashkitë e reja tashmë nuk ekziston më bllokimi i lejeve të ndërtimit. Kështu sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të publikuar në fletoren zyrtare, njoftohet se 12 bashki të majta dhe dy të djathta, përkatësisht Tirana, Fieri, Durrësi, Himara, Berati, Lushnja, Mamurrasi, Rrogozhina, Vora, Fushë-Kruja, Kruja e Korça si dhe Kamza e Shkodra, do të kenë mundësi që të japin leje ndëfrtimi për objekte deri në 5 kate.

Për të gjitha këto njësi vendore, ndryshimet ligjore të publikuara në Fletoren Zyrtare parashikojnë që lejet për ndërtim apo zhvillim do të merren në shqyrtim nga autoritetet përgjegjëse vetëm për zonat në të cilat janë miratuar dokumentet për planifikimin e territorit.

Nga këto ndryshime nuk përfshihen zonat bregdetare, ato me rëndësi kombëtare apo që janë pjesë e trashëgimisë kulturore e historike.

Nga këto ndryshime përfitojnë ata që do të kërkojnë leje të posaçme për banesa individuale me sipërfaqe ndërtimi deri në 250m katrorë, si dhe shtesa në banesat ekzistuese.

Numrin më të madh të lejeve të ndërtimit e kanë bashkitë e Fierit e të Shkodrës.

Zonat ku lejohen ndërtimet:
Bashkia Himarë 1
Bashkia Lushnjë 2
Bashkia Berat 7
Bashkia Kamzë 8
Bashkia Tiranë 1
Bashkia Fier 36
Bashkia Vlorë 22
Bashkia Kurbin 24
Bashkia Shkodër 27
Bashkia Rrogozhinë 14
Bashkia Krujë 23
Bashkia Bulqizë 13
Bashkia Korçë 12
Bashkia Durrës 13