Random Video

Basha mbledh grupin PD: Rama arkitekt i kriminalizimit - Ora News - Lajmi i fundit

2015-09-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar para seancës plenare ku do të diskutohet akti normativ për ndryshimet ne buxhet.
Basha sulmoi ashpër mazhorancën që nuk e përfshiu në kalendarin e punimeve tre javore ligjin e dekriminalizimit.
Ndërkohë ai u bëri thirrje çdo zyrtari të inkriminuar të japë dorëheqjen pasi nuk mund ti shpëtojë ndëshkimit.
Lulzim Basha: U bëj thirrje deputetëve kryebashkiakëve e zyrtarëve me recorde kriminale të çfarëdo partie qofshin të japin dorëheqjen nga detyra që mbajnë. Askush nuk do të mund ti shmanget dekriminalizimit. Edi Rama gënjen veten nëse mendon se duke lëshuar ndonjë aty këtu sa për të hedhur lumin do ta mbyllë këtë betejë. Duhet ta dijë është në shënjestër si arkitekt i kriminalizimit. Është në shënjestër të opozitës, publikut e partnerëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-mbledh-grupin-pd-rama-arkitekt-i-kriminalizimit/