Random Video

Tregu i sigurimeve, Melani: 1.2 mld lekë borxhe të prapambetura nga 2001

2015-09-23 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Pajtim Melani ka deklaruar në studion e emisionit ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe se kompanitë e sigurimit u kanë borxh klientëve të tyre rreth 1.2 miliardë lekë dëme të papaguara, që datojnë që nga viti 2001. Ai ka bërë të ditur se po zbatohet një strategji për shlyerjen e tyre brenda 3 vjetësh. Një proçes që sipas Avni Ponarit, përfaqësues i industrisë siguruese, nuk do të jetë i lehtë, pasi dëmet janë shkaktuar kryesisht nga të pasiguruarit.
Llogariten në rreth 1.2 miliardë lekë dëmet e papaguara në vite nga kompanitë e sigurimit për klientët e tyre.
Kryetari i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Pajtim Melani ka deklaruar në studion e emisionit ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe, ku është diskutuar për tregun e sigurimeve në Shqipëri, se këto borxhe që datojnë që nga viti 2001 do të shlyhen sipas një strategjie 3-vjeçare.
Por për kompanitë e sigurimit ky proçes nuk është i është i lehtë, pasi dëmet janë shkaktuar kryesisht nga persona të pasiguruar.
Pajtim Melani: ?Janë ndarë në 3 vite për pagesën, janë rreth 1.2 miliard lekë me të reja. Nuk jemi të kënaqur me situatën dhe kjo duhet ndryshuar. Ne kemi parë që kishte dhe dëme që nga viti 2001?.
Avni Ponari: ?Mendoj që është përgjegjësi e drejtëpërdrejt e Autoritetit të Mbikqyrjes së Sigurimeve. Në momentin që 1.2 miliard do ti marrë një palë, 1.2 do ti paguajë një palë tjetër me padi regresi. 50% të tyre nuk i marrin të dëmtuarit por avokatët. Por për ti paguar do ti paguajnë shkaktarët, ata që kanë bërë dëmin. Ky është dhe problemi i këtyre dëmeve të fondit të kompensimit?.
Qeveria dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të dërgojnë brenda këtij muaji në parlament ligjin që i përcakton tarifat e sigurimit të automjeteve, sipas sistemit bonus-malus.
E thënë ndryshe, kush ka bërë aksidente do të paguajë më shumë dhe anasjelltas.
Ndërkaq problem mbeten makinat e pasiguruara, që përbëjnë aktualisht rreth 15% të totalit të automjeteve në qarkullim.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/tregu-i-sigurimeve-melani-1-2-mld-leke-borxhe-te-prapambetura-nga-2001/